​Mbyllet me barazim derbi Partizani – Laci, ja renditja tabelare në Superligën e Shqipërisë

Futboll

​Mbyllet me barazim derbi Partizani – Laci, ja renditja tabelare në Superligën e Shqipërisë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 18:02
Superliga e Shqipërisë

Është kompletuar sot xhiro e 21-të e Superligës së Shqipërisë në futboll, ku ndër ndeshjet kryesore ishin Vllaznia – Tirana dhe Partizani – Laci.

Tirana ka dalur skuadër triumfuese në ballafaqim me liderin e tabelës, Vllazninë të cilën e mposhti me rezultat 2-1.

Për Tiranën në këtë takim golat i realizuan Bath dhe Cale, kurse golin e vetëm për Vllazninë e realizoi Dilaver në minutën e tretë të ndeshjes.

Ndeshja tjetër derbi e kësaj jave ishte ajo ndërmjet Partizanit dhe Lacit e cila u mbyll pa fitues dhe rezultati ishte 1-1.

Partizani kaloi i pari në epërsi me golin e Cinarit në minutën 46’, kurse shifrat i barazoi Harmon në minutën e 64’.

Pas 21 ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e Superligës së Shqipërisë e kryeson Vllaznia me 41 pikë, e ndjekur nga Partizani dhe Teuta me na 37 si dhe Laci me 36 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat