Partizani dhe Laçi nuk përfitojnë në maksimum nga hapi fals i Vllaznisë

Futboll

Partizani dhe Laçi nuk përfitojnë në maksimum nga hapi fals i Vllaznisë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 18:22
Partizani dhe Laçi nuk përfitojnë në maksimum nga hapi fals i Vllaznisë

Partizani nuk arriti dot të përfitonte nga humbja e Vllaznisë për t’u afruar edhe me shumë më kreun, me të kuqtë që nuk shkuan më shumë sesa një barazim 1-1 përballë Laçit në Elbasan Arena. Duele të shumta dhe futboll cilësor, por në fund asnjëra prej skaudrave nuk arriti dot të festonte.

Një pjesë e parë tepër ritmike, me Laçin qe në menyrë të vazhdueshme i shkoi shumë pranë golit te epërsisë.

Sidoqoftë, kercënimin e parë do ta lëshonin të kuqtë në portën e kurbinasve me Hakaj që tentoi nga distanca. Në minutën e 20-të, është rradha e Laçit për t’u kundërpërgjigjur. Harkim i Albion Markut ne zonë, teksa Xhixha në menyrë të pabesueshme humbet një shans të artë për të shënuar golin e avantazhit. Kurbinasit nuk ndalen.

Në minutën e 25-të, asist perfekt i Xhixhës për Van Dave Harmon. Sulmuesi i hap udhë topit, por gjuajtja për fare pak shkon jashtë. Sërish me fat skuadra e Dajës.

Nga rasti në rast, pas Laçit është radha e Partizanit. Në të 31-ën,Bardhi shërben për Çinarin, topi kalon ngjitur me shtyllën. Në sekondat e fundit të pjesës së parë, të kuqtë shtojnë dozat e presingut. Në të 45-ën, Çinari nuk përfiton dot nga rrëmuja në zonë, por gjithsesi vetëm pak sekonda më pas nga ky episod, kryeqytetasit do të mund të merrnin frymë lirisht. Hakaj pason në qëndër për Çinarin i cili godet menjëherë duke dërguar topin në fundin e rrjetës.

Me fillimin e pjesës së dytë , për Laçin ishte Regi Lushkja që provoi të barazonte rezultatin me një gjuajtje qëndrore nga distanca, por Hoxha kontrolloi pa probleme topin. Kurbinasit nuk dorëzohen dhe përpjekjet e tyre do të konkretizoheshin në të 64-ën.

Harkim i Turkaj me kokë Vand Dave ia del të mposhte gardianin Alban Hoxha. Minutat kalojnë skuadrat krahas dëshirës për të finalizuar, tregojnë edhe një kujdes maksimal në prapavijë. Ne sekondat e fundit të sfidës të kuqtë provuan ta mbyllnin sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme,por fati nuk është në krahun e Partizanit.

Nga një pikë për Partiaznin dhe Laçin, distanca me kreun ngushtohet ndjeshëm, teska gara për titull sa vjen e bëhet edhe më interesante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat