Gafurr Kabashi - veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës: Nuk u frikësuam nga armiku serb 

Futboll

Gafurr Kabashi - veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës: Nuk u frikësuam nga armiku serb 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 18:47
Gafurr Kabashi - veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës: Nuk u frikësuam nga armiku serb 

Kur e kthen kokën pas, pas 30 viteve, është normale edhe të emocionohesh edhe të mburresh sepse t’i dalësh ballë për ballë një agresorit, siç ishte pushtuesi serb, ka qenë më shumë se trimëri!

Gafurr Kabashi i takon Gjeneratës së Republikës! Kabashi ka qenë nënkryetar i parë i Federatës së pavarur të Futbollit të Kosovës (në verën e vitit u themelua 1991 - muaj gusht), ndërsa kryetar Agim Bytyqi, tani i ndjerë. 

Kabashi është krenar që i takoi asaj epoke, që me mijëra sportistë e sfiduan regjimin serb.  Kabashi ka qenë veprimtar i shquar dhe nuk u ndal për asnjë çast, duke mos u mërzit as për kërcënimet që vinin nga sigurimi shtetëror serb.

“Shokët e bashkëpunëtorët e mi, jemi zgjedhur në kryesinë e parë të futbollit dhe themeluesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, e kemi ditur se do të kalonim nëpër sfida të rënda. 

Këto sfida na kanë shtuar guximin për veprim. Njëkohësisht trimërinë tonë e kanë bërë me të guximshme, futbollistët të cilët kanë luajtur futbollin, populli - shikuesit e patrembur që kanë shikuar ndeshjet, pa frikuar nga qyqarët dhe armiku i përbetuar serb, neve na e kanë ngritur lartë e më lartë vetëdijen. 

Çdo gjë që kemi përjetuar nuk e kemi vlerësuar aspak për frikën dhe mundimin, por e kemi shtuar guximin, sepse angazhimi në themelimin e Federatës të futbollit dhe loja e pavarur e futbollit para armikut tonë serb ka qenë pjesë lufte e kurorëzuar me luftën për sportin e pavarur shqiptarë në Kosovën tonë kreshnike. 

Lavdi ju qoftë kryesisë së parë, themeluesve të Federatës së Futbollit të Kosovës,  lojtarëve dhe të tjerë, ushtarëve futbollistë e të tjerë. Sportistë, popullit që na ka përcjellë me këngë e me lot, me guxim e trimëri i kemi qëndruar në ballë duke u ndier krenarë prej vitit 1990 e deri në vitin 1998.

Jam krenarë që kam qenë nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, asaj ushtrie lapidare të sportistëve të Kosovës”, thotë Kabashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat