Ndryshon klima te Barcelona

Futboll

Ndryshon klima te Barcelona

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 18:49
Ndryshon klima te Barcelona

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është shprehur tejet i kënaqur me fitoren e skaudrës së tij në Ramon Sanchez-Pizjuan ndaj Sevillas në kuadër të javes së 25-të të La Ligas.

Barcelona doli triumfuese nga udhëtimi në Sevilla, "Blaugranët" arkëtuan tre pikë dhe tani gjenden në pozitën e dytë në tabelë me vetëm dy pikë larg liderit, Atletico Madridit.

Gerard Pique, i cili mungoi disa muaj nga lëndimi, u shpreh tejet i kënaqur me punën e skuadrës.

"Jam shumë, shumë, shumë i kënaqur me punën e skuadrës. Kemi humbur disa raste dhe kemi mundur të ndëshkohemi", tha ai.

"Deri sa të mos ketë gjasa matematikore, ne do të luftojmë për titullin", tha Pique.

"Nëse të mërkurën eliminohemi nga Liga e Kampionëve, atëherë sezoni ndryshon", përfundoi Gerard Pique.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat