Mbrëmje e keqe për Vedat Muriqin! Immobile dështon nga penalltia

Futboll

Mbrëmje e keqe për Vedat Muriqin! Immobile dështon nga penalltia

Nga: K.G. Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 19:51
Bologna

Bologna i doli dardhë me bisht Lazios nga Roma. Bologna ka triumfuar me rezultat 2:0 kundër Lazios, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Renato Dall'Ara" në Bologna.

Futbollistët Mbaye në minutën e 19-të dhe Sansone në atë të 64-tën, shënuan për Bolognan.

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u inkuadrua në lojë nga minuta e 65-të, por nuk arritën të paktën një gol të shënojnë.

Ciro Immobile dështon nga penalltia në minutën e 17-të, duke lëshuar rastin më të mirë dhe për të kaluar në epërsi Lazion.

Muriqi me Lazion patën një mbrëmje të keqe.

Pas javës së 24-të në Serie A, Lazio është në pozitën e 6-të me 43 pikë dhe Bologna e 11-ta me 28.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat