Bardhezinjtë të dërrmuar nga mungesat

Futboll

Bardhezinjtë të dërrmuar nga mungesat

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 20:23
Bardhezinjtë të dërrmuar nga mungesat

Verona dhe Juventusi zbresin në fushën “Mark’Antonio Bentegodi” për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 24-rt të Serisë A. Bardhezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht për të fituar ndaj verdhebluve në mënyrë që të mbajnë ende gjallë shpresat për titullin.

Për shkak të shumë mungesave të rëndësishme, trajneri i bardhezinjve Andrea Pirlo është detyruar të ndryshojë skemën e Juves duke aplikuar sistemin 3-5-2.

Duke qenë se Kielini, Bonuçi, Danilo dhe Kuadrado janë të dëmtuar, braziliani Aleks Sandro do të bëjë sot rolin e qendërmbrojtësit. Në sulm, Dejan Kulusevski mbështet Kristiano Ronaldon.

FORMACIONET ZYRTARE

Verona: Silvestri, Manjani, Gynter, Lovato, Faraoni, Sturaro, Iliç, Di Marko, Barak, Zakanji, Lasanja. Trajner: Ivan Juriç.

Juventus: Shezni, Aleks Sandro, De Ligt, Demiral, Ramsej, Rabio, Bentakur, Kieza, Bernadeski, Kulusevski, Ronaldo. Trajner: Andrea Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat