Shkëndija kundër Vardarit kërkon fitoren e 13-të sezonale

Futboll

Shkëndija kundër Vardarit kërkon fitoren e 13-të sezonale

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 20:26
Shkëndija përballë Vardarit kërkon fitoren e 13-të sezonale

Takimet që në të kaluarën ishin derbi më i madh i kampionatit, tashmë vijnë pa atë elektricitetin e pashmangshëm që përcillte duelet ndërmjet Shkëndijës nga Tetova dhe Vardarit.

I shtojmë këtu edhe faktin se ndeshjet zhvillohen pa praninë e publikut si pasojë e virusit COVID-19, atëherë bëhet e arsyeshme edhe qetësia mediale para duelit të nesërm ndërmjet dy ekipeve që tashmë nuk janë rival për titull, pasi derisa kuqezinjtë tanë janë lider, shkupjanët përballen me probleme të mëdha finansiare e administrative dhe si pasojë luajnë për mbijetesë.

Pas fitores të së dielës në transfertën me Sileksin në Kratovë kur me triumf 2:1 nisëm gjysmësezonin pranverorë, futbollistët kanë kthyer vëmendjen ka dueli i radhës me Vardarin. Ekipi gjithë javën punoi me Vardarin në ‘menu’ dhe stafi teknik insiston që skuadra mos nënçmojë rivalin dhe me përkushtim maksimal t’i qasemi kësaj përballeje të rëndësishme. Mungesë në formacion do të jetë mbrojtësi i majtë, Antonio Paviç që në sfidën e kaluar me Sileksin kompletoi 5 kartona të verdhë dhe automatikisht skualifikohet për këtë ndeshje. Ndërkohë Jan Krivak ka nisur me stërvitje, mirëpo ende nuk është i përgatitur 100% për lojë dhe mbetet sërisht jashta konkurimit.

Vardari vjen në Tetovë pas barazimit 2:2 xhiron e shkuar në fushë të vet me Pelisterin. Shkupjanët janë në krizë të thellë organizative dhe e vetmja gjë pozitive për ta në këtë moment është fakti se në vjeshtë grumbulluan pikë më shumë se sa pritej dhe për momentin mbajnë pozitën e 6-të me 26 pikë të tubuara.

Shkupjanët nuk njohin fitore përballë Shkëndijës në 13-të ndeshje me radhë dhe fitoren e fundit e kanë shënuar në vitin 2017. Në vjeshtë Shkëndija deklasoi Vardarin në Shkup, duke e mundur me shifrat 5:1 dhe tashmë skuadra duket e karikuar për sukses të ri.

Ndeshja Shkëndija-Vardari luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat