Leipzig nuk i ndahet Bayernit

Futboll

Leipzig nuk i ndahet Bayernit

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 20:50
Leipzig nuk i ndahet Bayernit

Leipzig nuk i ndahet Bayernit dhe mban gjallë shpresat për të fituar titullin e saj të parë në histori në Bundesliga, falë një suksesi fantastik me përmbysje ndaj Borussia Monchengladbach.

Skuadra e Julian Nagelsmann edhe pse e pa veten në disavantazh të dyfishtë pas golave të Hoffman me penallti dhe Marcus Thuram, pas vetëm 19 minutash, arriti të realizonte tre herë në fraksionin e dytë.

Fillimisht Leipzig-ut iu anulua një gol nga sistemi VAR në minutën e 50-të për prekje të topit me dorë nga Sorloth.

Por shumë shpejtë vendasit gjetën golin që ngushtoi diferencën në 1-2 me Nkunku në minutën e 57-të, ndërkohë që danezi Poulsen në të 66-ën dhe shtatlarti norvegjez Sorloth në të 93-ën arritën të realizonin dy golat që e kthyen rezultatin në favor të Leipzig, për një fitore të madhe me shifrat 3-2 të skuadrës së Nagelsmann që e mbajti Leipzig vetëm 2 pikë pas Bayernit kryesues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat