​Keoman pas fitores ndaj Sevillas: Ne jemi gjallë

Futboll

​Keoman pas fitores ndaj Sevillas: Ne jemi gjallë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 20:57
Ronald Koeman

Barcelona udhëtoi në Andaluzi të shtunën për të zhvilluar ndeshjen me Sevillan në La Liga në stadiumin “Sanchez-Pizjuan” dhe për të filluar një javë të rëndësishme. Lojtarët e Ronald Koeman luajnë me Sevillan dy herë në pesë ditë në dy ndeshje që shumë mirë mund të vendosnin rrjedhën e sezonit të tyre dhe e filluan atë me një fitore bindëse me rezultat 2-0.

Barcelona kaloi në epërsi në minutën e 29-të pas një kombinimi ndërmjet Leo Messit dhe Ousmande Dembeles ku ky i fundit gjeti rrjetën e Sevillas, kurse ylli argjentinas realigoi golin e dytë në 10 minutat e fundit të takimi.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës Ronald Koeman para gazetarëve deklaroi:

"Ne u përpoqëm të bëjmë presion ndaj kundërshtarit, dhe duke luajtur me tre mbrojtës qendër na e bëri më të lehtë për të mos lejuar Sevillan të luante,"

"Ky ka qenë çelësi. Ashtë një sistem i rrezikshëm, por pa topin ne kemi bërë presion dhe u përpoqëm të luanim një-për-një. Loja jonë pa top ishte thelbësore. Ishte një lojë e plotë.”

"Ka qenë një ndryshim i mirë që kemi parë në vitin 2021, megjithëse kemi humbur pikë në fillim. Sot ne kemi treguar se jemi akoma gjallë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Jam krenar, veçanërisht në lidhje me aspektin fizik. Ata kanë një ekip fizikisht shumë të fortë. Ne me topin ishim shumë të mirë, shumë të qetë ”, tha në fund Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat