Zhegrova asiston në humbjen e Baselit ndaj St Gallenit të Fazlijit

Futboll

Zhegrova asiston në humbjen e Baselit ndaj St Gallenit të Fazlijit

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 23:24
Edon Zhegrova

Baseli është duke kaluar në krizë të rezultateve, ku në ndeshjen e javës së 22-të ka humbur me rezultat prej 3-1 nga St.Gallen.

Në ndeshjen e sotme te Basel është paraqitur edhe futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova.

Zhegrova i cili hyri në minutën e 70-të ka arritur të bëjë një asistim në kohën shtesë që u kthye në gol nga Arthur për rezultatin përfundimtar të ndeshjes (3-1).

Te St Gallaen gjatë gjithë ndeshjet luajti mbrojtësi i Kosovës, Betim Fazliji.

Me këtë humbje Basel mbetet në pozitën e dytë me 32 pikë, por me 18 pikë më pak se lideri Young Boys.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat