Pirlo: Po të kishim Dybalan dhe Moratan do ishte më lehtë

Futboll

Pirlo: Po të kishim Dybalan dhe Moratan do ishte më lehtë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 23:29
Andrea Pirlo

Trajneri I Juventusit, Andrea Pirlo, ka reaguar pas barazimit ndaj Veronas në kuadër të xhiros së 24-të të Serie A.

Juventusi barazoi me Veronan me golat e Ronaldos dhe Barak.

Në këtë ndeshje, munguan lojtarë të rëndësishëm dhe Andrea Pirlo tha se mungesa e tyre bëri dallimin.

Pirlo duke folur për “DAZN” tha se mungesat e penalizuan Juventusin.

“Të kesh lojtarë si Morata dhe Dybala në dispozicion nuk do t’ja lehtësonte punën vetëm Juventusit, por të gjithave skuadrave që do ti kishin ata”, përfundoi Andrea Pirlo.

Me këtë barazim, Juventusi mban pozitën e tretë me 46 pikë, ndërsa Verona qëndron në pozitën e nëntë me 35 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat