“Je bërë si portierat e Serie C”, Julio Cezar tregon si e motivonte Mourinho

Futboll

“Je bërë si portierat e Serie C”, Julio Cezar tregon si e motivonte Mourinho

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 06:17
Julio Cezar, Mourinho

Ish-portieri i Interit, Julio Cezar, ka vendosur që karrierën dhe jetën e tij ta përshkruajë përmes një libri. “Libri im i momenteve” titullohet libri dhe në të është e gjitha jeta e brazilianit, nga hapat e parë në futboll e deri në ditët e sotme.

Një kapitull të librit sigurisht që do të flitej për aventurën e tij tek zikaltrit. Cezar nuk ka si të mos shkruajë për Jose Mourinhon, me të cilin fitoi gjithçka në Milano.

Ai kujton një moment të vështirë që ekipi po kalonte dhe ishte pikërisht portuezi, i cili arriti të motivonte në maksimum lojtarët.

“Një ditë në stërvitje mu afrua dhe më tha se nga portieri më i mirë në botë kisha përfunduar në një portier të Serie C. Nuk reagova mirë ndaj fjalëve të tij, humba besimin në vete. Atë pranverë të vitit 2010 ne bisedonim shumë. Disa muaj më vonë, UEFA më vlerësoi si portierin më të mirë të vitit, falë punës që arrita pas bisedës me Mourinhon”, shkruan Julio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat