Koeman tregon se pse Griezmann nuk luajti kundër Sevillës

Futboll

Koeman tregon se pse Griezmann nuk luajti kundër Sevillës

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 07:07
Koeman

Barcelona arriti fitore kundër Sevillës me rezultat 2:0.

Mirëpo, në këtë ndeshje nuk luajti fare Antoine Griezmann, duke ngjallur kështu dyshime tek tifozët katalunas.

Sipas trajnerit, Koeman futbollisti nuk u inkuadrua në lojë për shkak që vendosi të ndryshojë sistemin dhe jo se ishte i dënuar apo diçka e tillë.

“Ky nuk është një mesazh. Ne vendosëm të ndryshojmë sistemin. Për t’i dhënë thellësi ekipit, ne vendosëm Dembelen. Në 1-0, ne i thamë vetes që pranë Leos na duhej një lojtar më i shpejtë se Griezmann. Nuk është një dënim. Ne gjithmonë jemi duke kërkuar më të mirën për ekipin“, tha Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat