Pirlo fajëson mungesën e përvojës për barazimin e Juventusit me Veronën

Futboll

Pirlo fajëson mungesën e përvojës për barazimin e Juventusit me Veronën

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 08:01
Andrea Pirlo

Andrea Pirlo fajësoi mungesën e përvojës për Juventusin, duke mos arritur ta mbajnë epërsinë në barazimin 1-1 me Hellas Verona.

Bianconerët lëshuan përsëri pikë dhe tani rrezikojnë të mesin shumë larg liderit, Interit, pasi goli i Cristiano Ronaldos u zhvlerësua nga goli i Antonin Barak.

Ky barazim ka lënë të zhgënjyer trajnerin e Juves, Pirlon, i cili pas ndeshjes ka fajësuar mungesën e përvojës tek ekipi i tij.

“Është zhgënjyese, pasi e dinim se do të ishte një lojë e vështirë dhe e luftuar shumë. Ne arritëm të marrim epërsinë, e cila ishte pjesa më e vështirë, pastaj nuk e mbajtëm atë”, ka thënë fillimisht Pirlo për DAZN.

“Ka këso detaje të vogla që fatkeqësisht lojtarët e rinj nuk i kuptojnë se mund të bëjnë diferencën dhe të çojnë në pikë”.

“Kur të jeni në epërsi, duhet të përpiqeni t’i sillni këto pikë në shtëpi. Na mungonin shumë lojtarë me përvojë, kështu që elementët e rinj nuk e kuptuan mënyrën se si po shkonte ndeshja”.

“I kërkova Cristianos dhe Alex Sandros të flisnin me ta dhe të dëgjonin zërin e tyre, por nuk mjaftoi”, përfundoi trajneri i Bianconerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat