Liverpooli sytë kah Gerrardi për zëvendësimin e Kloppit

Futboll

Liverpooli sytë kah Gerrardi për zëvendësimin e Kloppit

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 09:47
Steven Gerrard

Liverpooli po monitoron situatën e Steven Gerrard për të zëvendësuar Jurgen Klopp, nëse Federata Gjermane thërret këtë të fundit për ta drejtuar ekipin kombëtar.

Mirror shkruan se DFB-ja po planifikon largimin e Joachim Low dhe zëvendësimin e tij me Kloppin, ofertë kjo që për ish-trajnerin e Dortmund do të ishte e parefuzueshme.

Gerrard po kalon momente fantastike si trajner me ekipin e tij Ranger.

Kjo i ka bërë përshtypje edhe pronarëve të Liverpoolit, të cilët po e përcjellin nga afër punën e legjendës angleze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat