Varane në radarin e Juventusit

Futboll

Varane në radarin e Juventusit

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 09:58
Raphael Varane

Juventusi pas Raphael Varane.

Sipas asaj që shkruan “Don Balon”, bardhezinjtë për sezonin pasardhës po mendojnë për mbrojtësin francez të madrilenëve i cili është një ndër pikat kyçe të Los Blancos.

Klubi mbretëror e vlerëson 50 milionë euro mbrojtësin 27-vjeçar, një shifër relativisht e lartë për buxhetin e “Zonjës së Vjetër” duke parë krizën e madhe financiare që është përfshirë në kohën e pandemisë globale të koronavirusit.

 

 

Varan me fanellën e Realit të Madridit në këtë sezon në të gjitha kompeticionet është aktivizuar në 31 ndeshje ku ka arritur të realizojë dy gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat