Samir Ujkanit i vdes një person i dashur i familjes

Futboll

Samir Ujkanit i vdes një person i dashur i familjes

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:02
 Samir Ujkanit i vdes një person i dashur i familjes

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka njoftuar se ka ndërruar jetë axha i tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Ujkani në orët e para të së dielës ka njoftuar për vdekjen e axhës së tij.

Njoftimin për vdekjen, vushtrriasi e ka shoqëruar me një foto të tij dhe axhës së tij së bashku.

Ndryshe, në aspektin profesional, kujtojmë se Samir Ujkani është pjesë e skuadrës nga Serie A, Torinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat