Shpërthen Pirlo

Futboll

Shpërthen Pirlo

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:06
Shpërthen Pirlo

Zhgënjimi për barazimin ndaj Veronës ka qenë i madh në kampin e Juventusit dhe kjo gjë u pa qartë edhe te trajneri Andrea Pirlo, i cili në një moment shpërtheu ndaj njërit prej gazetarëve të “Sky”.

Giancarlo Padovan e pyeti në lidhje me zgjedhjet që trajneri kishte bërë për ndeshjen ndaj Veronës dhe Pirlo reagoi menjëherë.

“Ne ishim në një situatë emergjence nëse hedh sytë nga mungesat. Duhet të adaptoja Alex Sandron si qendërmbrojtës, nuk kisha zgjidhje tjetër. Nëse të mungojnë 4 mbrojtës, gjithashtu dhe 2 sulmues, do më tregoni se çfarë duhet të bëj?!

Dragusin nuk është një mbrojtës krahu dhe kurrë nuk ka luajtur si i tillë, ai është një qendërmbrojtës. Shikoni një herë ndeshjes, më pas ejani dhe komentoni”, përfundoi i acaruar Pirlo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat