Largohen edhe 3 pjesëtarë të tjerë

Futboll

Largohen edhe 3 pjesëtarë të tjerë

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:12
Largohen edhe 3 pjesëtarë të tjerë

Humbja turpëruese 5-1 ndaj Shtutgartit ka shkaktuar një “tërmet” te Shalke 04, që është me një këmbë në Bundesliga 2.

Pas 23 javëve, skuadra renditet e fundit me vetëm 9 pikë dhe rënia duket e pashmangshme. Menjëherë pas humbjes së djeshme, drejtuesit e mëdhenj të klubit, kanë marrë vendimin për largimin e disa pjesëtarëve të skuadrës.

Fllimisht është shkarkuar trajneri Kristian Gros, i cili u emërua vetëm 2 muaj më parë dhe është i katërti që largohet për këtë sezon te Shalke. Gjithashtu janë shkarkuar edhe drejtori sportiv, Joshen Shneider, për të vazhduar më pas edhe me largimin e menaxherit të ekipit Sasha Reither dhe trajneri atletik, Verner Luthard.

Të Shalke tani duken të pashpresë për të shmangur rënien, ndonëse ka edhe 11 javë kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat