Shkarkohen trajneri dhe drejtori sportiv!

Futboll

Shkarkohen trajneri dhe drejtori sportiv!

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:32
Shkarkohen trajneri dhe drejtori sportiv!

Një nga klubet që po kalon momentin më të vështirë të historisë në Gjermani është padyshim Schalke 04.

“Blutë Mbretërorë” janë vetëm një hap larg rënies nga kategoria, teksa janë në vendin e fundit të renditjes së Bundesligës.

Së fundmi, klubi ka vendosur të bëjë një revolucion të vërtetë, pasi ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Christian Gross, drejtorit sportiv Jochen Schneider, koordinatorit të ekipit Sascha Riether dhe përgatitësit atletik Werner Leuthard.

Ndoshta ky revolucion e shkund disi ekipin që të ndryshojë drejtim dhe të tentojë një mrekulli, pasi një e tillë do të duhet për të shpëtuar Schalken nga rënia një kategori më poshtë. Schalke ka vetëm 1 fitore në 23 javë kampionat, ku ka grumbulluar në total vetëm 9 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat