Paralajmërimi

Futboll

Paralajmërimi

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:34
Paralajmërimi

Tomas Brdariç e di që tashmë skuadra e tij do të përballet me një punë edhe më të vështirë për të ruajtur vendin e parë që ka siguruar në pjesën e parë të kampionatit e tani po mundohet ta ruajë.

Skuadra ka shfaqur vështirësi të mëdha në ndeshjet e fundit me vetëm 1 fitore në 6 ndeshje e për këtë, Brdariç është i sinqertë kur pranon se çdo sfidë është më e vështirë dhe se do të vazhdojë kështu edhe në vijim.

“Çdo ndeshje do të jetë më e vështirë, çdo ndeshje, sidomos ndaj skuadrave që duan të na mundin për këtë pozicion që mbajmë. Ne e dimë çfarë ndodh këtu, e gjykoj në mënyrë realiste dhe duhet të jemi të tillë.

Pse duhet ne? Ne i kemi këto pikë dhe askush nuk mund të na i marrë. Por e di që duhet të bëjmë më mirë, kemi folur për këtë, jam i sigurt se herën tjetër do të jemi më mirë.

E di që çdokush dëshiron të jetë kampion këtu në Shqipëri, kampionati është një garë e gjatë, ka shumë ndeshje dhe ne duhet të sfidojmë këdo për këto ndeshje. Ka shumë ndeshje për të vazhduar dhe duhet të menaxhojmë situatën, e dime që kushdo dëshiron që të fitojmë por shpesh një skuadër është më e mirë dhe duhet ta përgëzojmë e vazhdojmë punën tonë”, tha Brdariç para gazetarëve pas ndeshjes të humbur me Tiranën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat