Leicester City - Arsenal, formacionet e mundshme

Futboll

Leicester City - Arsenal, formacionet e mundshme

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:44
Leicester City - Arsenal, formacionet e mundshme

Leicester City – Arsenal është njëra nga ndeshjet interesante që do të zhvillohet sot (e diel) në Premier Ligë.

Përballjet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante, teksa sot Leicesteri shihet më favorit se Arsenali.

“Dhelprat” renditen në pozitën e tretë me 49 pikë, aq sa ka edhe skuadra e dytë, Manchester United, që sot takohet me Chelsean.

Kurse, “Topçinjët” nuk po kalojnë një sezon të mirë dhe renditen në pozitën e 11-të me 34 pikë.

James Justin, James Maddison, Ayoze Perez, Dennis Praet dhe Wes Morgan do t’i mungojnë edhe sot Brandan Rodgersit, teksa në dyshim mbetet edhe Wesley Fofana.

Në anën tjetër, Mikel Arteta nuk ka probleme me lojtarët e lënduar dhe sot ka të gjithë në dispozicion.

Formacioni i mundshëm i Leicester Cityt: Schmeichel; Ricardo, Evans, Soyuncu, Castagne; Albrighton, Tielemans, Ndidi, Mendy, Barnes; Vardy.

Formacioni i mundshëm i Arsenalit: Leno; Bellerin, Luiz, Gabriel, Tierney; Thomas, Xhaka; Saka, Odegaard, Smith Rowe; Aubameyang.

Ndryshe, ndeshja mes Leicester Cityt dhe Arsenalit zhvillohet nga ora 13:00 në “King Power Stadium”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat