Pirlo: I thashë Ronaldos...

Futboll

Pirlo: I thashë Ronaldos...

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:48
Pirlo: I thashë Ronaldos...

Andrea Pirlo u shfaq i zhgënjyer pas barazimit 1-1 që Juventus arriti ndaj Veronës në transfertë. Trajneri i bardhezinjve u shpreh se ndeshje të tillë, të pisëta fitohen me eksperiencë, por lojtarët e rinj që Juventus ka, nuk e kuptojnë diçka të tillë.

“Është zhgënjyese, sepse e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Ne bëmë gjënë më kryesore, pasi morëm avantazhin, por nuk ditëm ta menaxhonim. Këto janë detajet e vogla që lojtarët e rinj dhe pa eksperiencë nuk i kuptojnë.

Kur je në avantazh në ndeshje të tilla si kjo e sotmja, duhet të bësh çmos që të kthehesh në shtëpi me 3 pikët. Neve na mungonin shumë lojtarë me eksperiencë dhe lojtarët e rinj që kemi nuk e kuptuan se si po luhej ndeshja.

I thashë Ronaldos dhe Alex Sandros që të flisnin me ta, por nuk ishte e mjaftueshme”, përfundoi Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat