Solskjaer e dëshiron transferimin e mbrojtësit të Sevillas

Futboll

Solskjaer e dëshiron transferimin e mbrojtësit të Sevillas

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:55
Solskjaer e dëshiron transferimin e mbrojtësit të Sevillas

Jules Kounde, raportohet se është objektivi kryesor i Manchester Unitedit për afatin kalimtar të verës.

“Eurosport” shkruan se klubi anglez është duke monitoruar që një kohë të gjatë mbrojtësin e Sevillas.

Sipas këtij mediumi, 22 vjeçari është i pari në listën e dëshirave të Ole Gunnar Solskjaerit për afatin kalimtar veror.

Reprezentuesi francez luan në pozitën e qendërmrbojtësit, teksa në tregun e transferimeve vlerësohet me 50 milionë euro.

Jules Kounde ka kontratë të vlefshme me Sevillan deri më 30 qershor të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat