E ëma e Ronaldos feston për skuadrën, por...

Futboll

E ëma e Ronaldos feston për skuadrën, por...

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 12:01
E ëma e Ronaldos feston për skuadrën, por...

Cristiano Ronaldo dhe Juventusi morën një barazim zhgënjyes ditën e djeshme ndaj Veronës, i cili i largon edhe më shumë nga kreu i renditjes, që mbahet nga Interi.

Portugezi u shfaq shumë i zhgënjyer në fundin e ndeshjes, për shkak se goli i tij nuk vlejti për t’i dhënë 3 pikë skuadrës.

Megjithatë nuk mund të thuhet e njëjta gjë për nënën e Ronaldos, e cila ditën e djeshme ka festuar me të madhe, për Sportingun e Lisbonës.

Dolores Aveiro ka postuar një video në profilin e saj duke festuar për barazimin 0-0 të Sportingut ndaj Portos, me këta të fundit që tashmë janë -10 pikë nga kreu.

Sportingu duket shumë afër titullit kampion, i cili mungon prej 19 vitesh dhe tifozët po e presin me padurim fundin për të ngritur trofeun. Ronaldo e ka nisur karrierën e tij te Sportingu dhe duket se që nga ajo kohë nëna e tij Dolores, është një tifozë e zjarrtë e kësaj skuadre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat