Nuk i mban dot lotët

Futboll

Nuk i mban dot lotët

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 12:23
Nuk i mban dot lotët

Valencia regjistroi një tjetër rezultat negativ ditën e djeshme, teksa u mposht me rezultatin 3:0 nga Getafe, duke konfirmuar momentin e vështirë që po kalojnë.

Skuadra ndodhet në vendin e 14-të, vetëm 6 pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Më keq skuadra kishte në sezonin e largët 1985-1986, kur fitoret ishin me dy pikë dhe asokohe deri në këtë fazë kishin 23 pikë, teksa në fund ranë nga kategoria.

Pas ndeshjes së djeshme, mbrojtësi i Valencias, Gabriel Paulista u thirr të fliste për mediat, teksa e kishte të pamundur t’i mbante lotët për momentin që po kalojnë, duke u shprehur: “Është shumë keq të dëgjojmë se jemi pranë zonës së rënies. Një klub i madh si Valencia nuk duhet të flasë për këtë.

Duhet të ngremë kokën dhe të shikojmë përpara, ne meritojë më shumë”, tha  braziliani i përlotur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat