Një episod i ndodhur në fundin e ndeshjes, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve

Futboll

Një episod i ndodhur në fundin e ndeshjes, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 13:06
Një episod i ndodhur në fundin e ndeshjes, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve

Barcelona mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme, teksa mposhti me rezultatin 2:0 Sevillës, në një ndeshje të luftuar nga të dyja ekipet.

Megjithatë një episod i ndodhur në fundin e ndeshjes, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Në minutën e 70’, mesfushori Pedri pëson dëmtim dhe nuk mundet të vazhdojë më tej ndeshjen. Duke parë alternativat e pakta,

Koeman zgjedh të hedhë në fushë një lojtar që e kishte grumbulluar nga Barcelona B, ku luan edhe sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj.

Bëhet fjalë për Ilaiks Moriba, i cili futet në fushë dhe jep maksimumin për 20 minuta. Pas përfundimit të ndeshjes, Moriba tërheq vëmendjen e të gjithëve, teksa kur shkon për t’u takuar me trajnerin, ai i përkulet atij në shenjë falënderimi, për besimin e dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat