Rezultuan 10 persona pozitiv, ja përgjigja tjetër e tamponëve

Futboll

Rezultuan 10 persona pozitiv, ja përgjigja tjetër e tamponëve

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 13:20
Rezultuan 10 persona pozitiv, ja përgjigja tjetër e tamponëve

Rezultuan 10 persona pozitiv, ja përgjigja tjetër e tamponëve të lojtarëve të skuadrës së Serisë A!

Lajme të mira  për skuadrën e Torinos. Sipas asaj që raporton media “ANSA”, pas tamponëve të kryer mbrëmjen e djeshme përgjigjet kanë rezultuar negative për të gjithë lojtarët e skuadrës granata.

Ndërkohë qëndrojnë ende 10 personat pozitiv të infektuar me COVID-19 ku 8 janë futbollistë dhe 2 komponentë të stafit teknik.

Ndërkohë pas anulimit të sfidës ndaj Sasuolos të premten, ende mbetet në dyshim dhe sfida e kampionatit ndaj Lacios të martën ku Autoritetet Shëndetësore Lokale të krahinës së Piemontes kanë deklaruar se kjo ndeshje nuk duhet të zhvillohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat