Solskjaer: Dhurata më e bukur për ditëlindje

Futboll

Solskjaer: Dhurata më e bukur për ditëlindje

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 13:35
Solskjaer: Dhurata më e bukur për ditëlindje

Ole Gunar Solskjaer, trajneri i Mançester Junajtidit, nuk kishte se si të mos komentonte shortin e Ligës së Europës kundër Milanit, sfidë që ka shënuar edhe karrierën e norvegjezit, kur ai luante me bluzën e “Djajve të Kuq”.

Për më shumë, ky çiftim erdhi edhe në ditën e datëlindjes së 48-të të ish-sulmuesit: “Duke lënë mënjanë vështirësinë e sfidës, mund të them se jam shumë i lumtur nga ky short. Ishte me të vërtetë një dhuratë e bukur për ditëlindjen time të 48- të, – shpreh lumturinë e tij trajneri i Junajtid. – Mund t’ju duket një ironi, por në të vërtetë nuk është kështu, pasi po flasim për një përballje historike, për një traditë të lumtur të futbollit europian e botëror dhe do të jetë vërtet diçka madhështore të duelosh sërish me Milanin.

E dimë se ndoshta kjo (Liga e Europës) nuk është arena e duhur për një përplasje të tillë, por besoj se do të jetë bukur që kjo atmosferë Champions-i, kjo ndeshje të vihet në skenë edhe për Ligën e Europës, pasi do të jetë vërtet spektakolare. Mendoj se si ne te Junajtid, ashtu sikurse Milani kanë nevojë që të nisin të shijojnë përballje të kësaj rëndësie”.

PËR IBRËN – Ndërkohë, lidhur me faktin se në Mançester Ibra do të kthehet si rival, pasi dha kontributin e tij në fitoren e këtij trofe në vitin 2017, Solskjaer është sërish i lumtur: “Do ta pranoj përpara jush se Zlatan Ibrahimoviç më ka mahnitur, për karrierën që po vazhdon e po bën.

Kur ishte te Junajtid, pësoi një dëmtim shumë të rëndë, i cili mund ta kompromentonte karrierën e tij, por edhe një herë tjetër, Zlatani arriti që të rikuperohej, madje pasi bëri edhe një vit në SHBA. Ndërsa te Milani e pamë të gjithë, i mjaftoi pak kohë që ta ringrejë këtë skuadër dhe do të jetë bukur të sfidosh edhe Zlatanin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat