Dikur ishte idhull i tifozëve të Liverpoolit

Futboll

Dikur ishte idhull i tifozëve të Liverpoolit

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 13:55
Dikur ishte idhull i tifozëve të Liverpoolit

Daniel Agger i habiti të gjithë 5 vite më parë, teksa në moshën 31-vjeçare i dha fund me futbollin e luajtur, edhe pse ishte në gjendje fizike të mirë dhe mund të luante akoma më shumë.

Danezi do të mbahet mend gjithnjë nga tifozët e Liverpool, me të cilët pati një lidhje të veçantë në 8 vitet që ai ishte pjesë e “The Reds”.

Mbrojtësi e nisi karrierën e tij me Brondbyn dhe po aty e mbylli në vitin 2016. Tani kur kanë kaluar 5 vite që nga koha që e mbylli me futbollin, Agger ka marrë një drejtim krejtësisht tjetër. Danezi ka një studio për tatuazhe, si dhe një kompani që merret me sistemimin e ujërave të zeza në Danimarkë.

Në kompaninë e ujërave të zeza, që quhet “Klo-Agger”, ish-mbrojtësi i Liverpool investoi fillimisht rreth 450 mijë paundë. Kështu, Agger duket se ka ndërprerë çdo lidhje të mundshme me futbollin, pasi është i përqendruar te tatuazhet dhe te kompania që zotëron së bashku me të vëllain e tij, Marco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat