Kampioni i falet Shabanëve, i kthehet qetësisë dhe kreut të tabelës

Futboll

Kampioni i falet Shabanëve, i kthehet qetësisë dhe kreut të tabelës

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 14:51
Kampioni i falet Shabanëve, i kthehet qetësisë dhe kreut të tabelës

Kampioni në fuqi, Drita nga Gjilani, i kthehet qetësisë dhe kreut të tabelës në elitën e futbollit të Kosovës, por nuk duhet harruar se është duke u zhvillua edhe takimi mes Llapit dhe Ballkanit. 

Nëse Ballkani nuk fiton në Podujevë, Drita mbetet në krye të tabelës.

Drita ka triumfuar me rezultat 3:1 kundër Besës nga Pejës, në takimin e javës së 22-të.

Xhevdet Shabani ka shënuar dy gola, në minutën e 5-të dhe të 15-tën de Bujar Shabani (67’) shënuan për Dritën dhe Ardi Hajdini (65’) për Besën.

Me një fjalë Drita iu falet Shabanëve. Drita merr kryesimin me 47 pikë, ndërsa Besa është në fund me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat