Llapi rrëzon Ballkanin nga kreu, dy të skuqur në ‘Zahir Pajaziti

Futboll

Llapi rrëzon Ballkanin nga kreu, dy të skuqur në ‘Zahir Pajaziti

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 15:28
Pamje nga ndeshja e sotme

Llapi nga Podujeva ka shënuar fitore të madhe, e cila nuk matet as me ari, duke e mposhtur liderin e derisotëm Ballkanin e Therandës me rezultat 1:0, në kuadër të javës së 22-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Nga minuta e 61-të, Llapi mbetet me një futbollist me pak, pasi që portieri Marjan Çoriq u përjashtua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje jashtë 16-shit ndaj Mevlan Zekës. 

Në minutën e 69-të, Edon Sadriu, është hero i fitores. Ai me vetëmohim të pashoq realizon për 1:0. 

Mevlan Zeka  i Ballkanit u përjashtua me karton të kuq pas  dy të verdhëve në minutën e 87-të.

Ballkani bie në vend të dytë me 45 pikë, ka dy pak se lideri i ri Drita dhe Llapi renditet i gjashti me 26. Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit, është i lumtur për fitoren e sotme, për faktin se e mposhti Ballkanin e fortë në "Zahir Pajaziti" në Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat