Malisheva trondit Vëllaznimin

Futboll

Malisheva trondit Vëllaznimin

Nga: K.G. Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 15:34
Malisheva trondit Vëllaznimin

Malisheva vazhdon me formën e mirë, duke importuar tre pikë nga Gjakova.  Malisheva e trondit Vëllaznimin, duke e mundur me rezultat 1:0. 

Goli i Albion Rrahmanit  në minutën e 44-të , i siguroi 3 pikë të arta të kaltërve, që ngjiten në kuotën e 32 pikëve.

Ndërkaq, Dukagjini nga Klina  ka shënuar fitore në Prizren me 1:0 kundër A&N-ës. 

Tre pikë të mëdha për liderin, ndërsa A&N ngec në luftë për kreun  e tabelës.

Liga e Parë e Kosovës, Grupi A
Vëllaznimi -  Malisheva   0:1
Vushtrria - Onix               1:1
A@N - Dukagjini                0:1
Liria-Drenasi 2:0
Istogu – Trepça 1:0

Renditja
1. Malisheva    16    10    2    4    29    32
2. Dukagjini    16    8    6    2    30
3. A & N    16    9    0    7    27
4. Istogu    16    7    6    3        27
5. Onix    16    7    5    4    26
6. Liria    16    5    6    5    21
7. Vëllaznimi    16    4    3    9    15
8. Trepça    16    4    3    9    15
9. Drenasi    16    2    7    7    13
10. Vushtrria 16        2    6    8    12
Në javën e 17-të takohen: A&N-Liria, Onix-Vëllaznimi, Trepça-Vushtrria, Dukagjini-Istogu, Malisheva-Drenasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat