Struga fiton, Shkupi dështon, Renova zhgënjen  

Futboll

Struga fiton, Shkupi dështon, Renova zhgënjen  

Nga: K.Goca Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 16:05
Pamje nga ndeshja Shkupi-A. Pandev

Skuadra shqiptare Struga Trim & Lum kthehet me pikë të plota nga Strumica, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 Bellasicës, në kuadër të javës së 20-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Altiparmakovski (26’) e Lena (60’-nga penalltia) shënuan për Struga TL dhe Kallanovski (83’-nga penalltia) për Bellasicën.

Shkupi si vendas dështon, duke u ndarë baras (0:0) me Akademia Pandev, kësisoj ngec për vend të parë.

Renova nga Xhepçishti i Tetovës zhgënjen, pëson humbje në Manastir me 3:1 nga Pelisteri.  Futbollisti Aliti shënon në minutën e 23-të për Renovën dhe Gudijabi (9’), Manevski (44’-nga penalltia) dhe Razmoski (55’) për Pelisterin.

Liga e Maqedonisë së Veriut
Shkupi-A. Pandev    0:0
Bellacisa-Struga TL     1:2
Pelisteri-Renova    3:1
Shkëndija-Vardari    2:1
Makedonija GP-Boreci 0:0
Rabotniçki-Sileksi 1:1 
Renditja
1. Shkendija    20    13    6    1    40:14    45
2. Shkupi    20    10    7    3    29:17    37
3. Makedonija GP    20    10    5    5    32:25    35
4. Struga Trim & Lum    20    8    8    4    23:17    32
5. Rabotniçki    20    6    10    4    24:21    28
6. Vardari    20    6    8    6    27:28    26
7. Boreci    20    7    5    8    20:21    26
8. Sileksi    20    6    5    9    27:25    23
9. Pelisteri    20    5    7    8    20:25    22
10. Renova    20    4    7    9    22:32    19
11. Akademija Pandev        20    53    12    13:24    18
12. Bellasica    20    3    3    14    17:45    12
Në javën e ardhshme takohen: Akademia Pandev - Makedonija GP, Borec-Bellasica, Rabotniçki-Shkëndija, Renova-Vardari, Sileksi-Shkupi dhe Struga Trim & Lum-Pelisteri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat