Juventus mendon për sezonin e ardhshëm

Futboll

Juventus mendon për sezonin e ardhshëm

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 16:41
Depay

Juventusi sheh për përforcimin e skuadrës për sezonin pasardhës.

Sipas atyre që shkruajnë mediat italiane, klubi bardhezi ka hedhur sytë tek kampionati francez, më saktësisht tek dy klubet transalpine, si Marseja dhe Lioni.

Drejtuesit më të lartë të klubit të “Zonjës së Vjetër” janë Memfis Depaj i Lionit të cilit i skadon kontrata në qershor dhe Arkadius Milik të Marsejës, të cilin e ka kërkuar dhe në merkaton e janarit por pa mundur të bindë dot drejtuesit e Napolit.

Duket qartë se juventinët po synojnë të përforcojnë sulmin ku me Kristiano Ronaldon të dy lojtarët në fjalë do të jenë shumë të rrezikshëm për kundërshtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat