Ajaxi barazon në shtesë

Futboll

Ajaxi barazon në shtesë

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 16:58
Ajaxi barazon në shtesë

Ajaxi i Amsterdamit barazoi “in extremis” 1-1 në fushën e PSV Eindhovenit dhe ruan diferencën prej gjashtë pikësh me rivalin direkt, që është dhe kërcënimi më serioz për titullin kampion në Eredivisie.

“Harkëtarët” ishin shumë pranë humbjes në “Philips Stadion”, pasi vendësit po udhëhiqnin 1-0 deri në kohën shtesë me gol te Zahavit (39′), kur Tadic shndërroi në gol një 11-metërsh.

Dy pikë të humbura nga PSV Eindhoveni, që tashmë do ta ketë shumë më të vështirë për të rikuperuar diferencën me Ajaxin, kur kanë mbetur edhe 13 javë nga fundi.

Në dy takimet e tjera Sparta e Roterdamit u mposht 0-2 nga Willem II, ndërsa Groningeni fitoi minimalisht me Sittard.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat