Conte: Momenti i keq financiar...

Futboll

Conte: Momenti i keq financiar...

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 18:27
Conte: Momenti i keq financiar...

Pas fitores ndaj Xhenoas me rezultatin 3-0, Antonio Conte është prononcuar në mikrofonat e “SKY Sport” duke komentuar suksesin e sotëm ndaj skuadrës nga Liguria, ku zikaltërit nisin “arratisjen” në kreun e klasifikimit në +7 nga Milani i vendit të dytë:

Fitorja ndaj Xhenoas – “Kemi luajtur ndaj një skuadre që në periudhën e fundit ka bërë një pikë më pak se ne. Sot kemi bërë mirë, kishim të njëjtën dëshirë dhe nuk kemi pësuar asnjë gol dhe ishim të zotë që realizuam tri herë., shkruan panoramasport.

Portieri i Xhenoas, Perin e ka shpëtuar portën e tij në shumë raste. Jemi të lumtur, puna është duke dhenë frytet e saj, jemi një skuadër që jemi duke u rritur në mënyrë kolektive por edhe individuale, në fazën e mos mbajtjes së topit duhet të jemi agresiv. Jemi duke u pjekur shumë.”

Ndeshjet e ardhshme – “Jemi të vetëdijshëm që mungojnë edhe 14 ndeshje. Duhet të pres ndeshjen ndaj Parmës, sepse në letër duket si një sfidë e përballueshme, por duhet të jemi të kujdesshëm sepse ndeshje të tilla të hapin shumë punë. Nëse duam të bëjmë diçka të bukur dhe t’u japim kënaqësi tifozëve tanë, duhet të fitojmë të gjithë ne.”

Titulli kampion – “Është e pashmangshme që duhet të kemi ambicien për të fituar, historia e klubit e thotë këtë. Janë vite që Interi nuk fiton, ne i kemi shkuar shumë pranë sezonin e kaluar dhe këtë sezon mendoj se zhgënjimi i eliminimit nga Champions-i është mënyra e pamerituar që kemi patur dhe ky moment erdhi për të rritur nivelin për të gjithë edhe për të qenë kompetitiv.”

Momenti i keq financiar i pronarëve të Interit – “Kur je trajner ose lojtar i Interit, për respekt përtej çdo gjëje përqendrohesh vetëm tek fusha e blertë. Duhet të ndikoj në atë që mund të bëj, për gjëra të tjera është e kotë të humbas energji. Është gjithashtu e kotë të mendosh për gjëra në të cilat nuk mund të ndikojmë. Unë mund të ndikoj në seancat stërvitore, lojtarët në ndeshje, duhet të mendojmë se çfarë mund të përcaktojmë.”

Ndryshimet për ndeshjen ndaj Parmës – “Ka ende dhe katër ditë, ka kohë rikuperimi dhe e kemi treguar edhe në të kaluarën. Mendojmë ndeshje pas ndeshje, kemi respekt për Parmën të trajnuar nga miku im D’Aversa. Do të vendos formacionin më të mirë të mundshëm.”, përfundoi trajneri i Interit, Antonio Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat