Krasniqi mbetet i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve të tij

Futboll

Krasniqi mbetet i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve të tij

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 19:13
Krasniqi mbetet i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve të tij

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra pejane, Besa, ka pësuar disfatë në udhëtim te Drita me rezultatin 3:1.

Pas ndeshjes ka folur edhe kryetrajneri i Beses, Leutrim Krasniqi.

“Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e dytë. Unë jam i kënaqur me gjithë futbollistët. Po mundohemi të rritemi nga loja në lojë”, tha Krasniqi për ‘Art Sport’.

Besa pozicionohet në vendin e fundit në klasifikim me vetëm 7 pikë të mbledhura pas 22 ndeshjeve të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat