Unioni i Berlinit ndan pikët me Hoffenheimin

Futboll

Unioni i Berlinit ndan pikët me Hoffenheimin

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 19:14
Unioni i Berlinit ndan pikët me Hoffenheimin

Unioni i Berlinit vazhdon të mbajë rekordin e barazimeve në Bundesligë, teksa në javën e 23-të regjistroi të 10-tin sezonal dhe të shtatin në shtëpi përballë Hoffenheimit, me rezultatin 1-1.

Skuadra e drejtuar nga zvicërani 55-vjeçar Urs Ficher nuk ia doli ta ruante avantazhin e krijuar që në minutën e 9-të nga Kruse, që ekzekutoi saktësisht një 11-metërsh.

Edhe golin e dytë të ndeshjes e shënuan futbollistët vendës, më konkretisht Schlotterbeck, por në portën tij, duke kthyer ekuilibrin në rezultat në minutën e 29-të. Kaderabek i Hoffenheimit shënoi një tjetër gol në pjesës e dytë, që u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.

U kthye te humbja pas tri rezultateve radhazi pozitive Mainzi, që u gjunjëzua 0-1 në “Opel Arena” nga Augsburgu.

Golin e vetëm të sfidës e shënoi Hahn në minutën e 25-të. Mainzi me këtë disfatë mbetet në vendin e parafundit me 17 pikë, ndërsa Augsburgu i largohet zonës së ftohtë, duke shkruar në kuotën e 26 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat