Ekipi Kombëtar U-15 nis të hënën një grumbullim 3-ditor, ja lista

Futboll

Ekipi Kombëtar U-15 nis të hënën një grumbullim 3-ditor, ja lista

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 19:15
Ekipi Kombëtar U-15 nis të hënën një grumbullim 3-ditor, ja lista

Ekipi Kombëtar i Shqipërisë U-15 do të nisë të hënën një grumbullim 3-ditor ku do të jenë të ftuar lojtarët e spikatur të vitlindjes 2007, të cilët aktivizohen me klubet shqiptare.

Nën urdhrat e trajnerit kuqezi, Armand Dama do të vihen 23 lojtarë me skuadrën që do të grumbullohet në kompleksin “Tropikal” në Durrës. 

Bëhet fjalë për futbollistë të rinj, që janë evidentuar në vazhdimësi nga specialistët e ekipeve Kombëtare në FSHF përmes seleksionimeve që zhvillohen rregullisht nga zyrat rajonale në FSHF. 

Image

Lista

Lojtarët do t’u nënshtrohen testeve taktike dhe fizike, në mënyrë që stafi teknik të krijojë një ide të qartë për gjendjen e secilit.  

Ky do të jetë edhe grumbullimi i parë i ekipit Kombëtar U-15 për këtë vit me trajnerin Armand Dama, i cili u konfirmua në këtë post pak javë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat