Arsim Durmishi – lojtar i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës

Futboll

Arsim Durmishi – lojtar i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 19:45
Arsim Durmishi – lojtar i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës

Vitet më të rënda padyshim se ishin vitet e 90-ta (1991-1999), kur populli shqiptar i Kosovës u ballafaqua me terrorin e paparë në historinë e njerëzimit nga pushtuesi serb.

Arsim Durmishi i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë prej futbollistëve më të mirë të viteve të 90-ta, duke luajtur për Prishtinën, Besianën etj. 

Një luftarak i madh në fushën e lojës.

Ai luante në rolin mbrojtës – mesfushor dhe ishte shtyllë e skuadrës kudo që luante, qoftë në Llukar, Dumnicë, Varosh, Sadovinë të Jerlive, Novosellë, Studençan, në fushën e Flamurtarit të Prishtinës, 2 Korrikut të Prishtinës, Raskovë etj.

Edhe Durmishi si mijëra shqiptarë tjerë, ishte halë në sy për regjimin serb por përkundër kësaj, ai asnjëherë nuk u ndal duke i shërbyer futbollit dhe sportit në përgjithësi. Durmishi dha kontribut të madh në vitet më të rënda, me shumë shokë i rezistuan regjimit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat