Rrahmani dhe Hysaj me Napolin e mposhtin Beneventon

Futboll

Rrahmani dhe Hysaj me Napolin e mposhtin Beneventon

Nga: K.Goca Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 19:54
Rrahmani dhe Hysaj me Napolin e mposhtin Beneventon

Napoli mori tre pikë në momentin e duhur, që të luftojnë për katërt vendet e para në Serie A.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani dhe ai i Shqipërisë, Elseid Hysaj, i gëzohen fitores në kuadër të javës së 24-të të Serie A. 

Napoli ngadhënjen me rezultat 2:0 kundër Beneventos. 

Golat i shënuan Mertens (34') e Politano (66'). 

Futbollisti Koulibaly u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve, duke e lënë Napolin me një lojtar me pak plot 9 minutat e fundit. Rrahmani u paraqit standard dhe Hysaj nga minuta e 85-të.

Napoli është në vend të gjashtë me 43 pikë dhe Benevento në të 16-tën me 25 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat