Roma-Milan, formacionet zyrtare

Futboll

Roma-Milan, formacionet zyrtare

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 19:55
Roma-Milan, formacionet zyrtare

Roma-Milan është kryesfida e javës së 24-rt të Serisë A. Verdhekutë dhe kuqezinjtë do të kërkojnë medoemos fitoren në këtë takim për të hedhur një tjetër hap drejt realizimit të objektivave përkatëse.

Për sfidën e sotme, trajneri i Romës Paulo Fonseka ka vendosur të mos aktivizojë si titullar mbrojtësin e Shqipërisë Marash Kumbulla. Duke parë se ka ardhur nga një dëmtim serioz, tekniku portugez nuk ka dashur të rrezikojë 20-vjeçarin, nuk e ka grumbulluar për këtë takim. Kumbulla ishte heroi i Romës në barazimin 3-3 të ballafaqimit të parë të këtij sezoni mes skuadrave duke i dhënë ekipit kryeqytetas një pikë të çmuar në momentet e fundit.

Në krahun tjetër, trajneri Pioli ka vendosur të aktivizojë si titullarë mbrojtësin Fikajo Tomori dhe mesfushorin Sandro Tonali. Zlatan Ibrahimoviç kthehet si titullar në kampionat. Kapiteni i Milanit, Alesio Romanjoli është lënë në stol.

FORMACIONET ZYRTARE

Roma: Pau Lopez, Facio, Kristante, Mansini, Karsdorp, Vertu, Vijar, Spinacola, Pelegrini, Mkitarian, Majoral. Trajner: Paulo Fonseka.

Milan: Donaruma, Kalabria, Kjaer, Tomori, Hernandez, Kesi, Tonali, Selemekers, Çalhanoglu, Rebiç, Ibrahimoviç. Trajner: Stefano Pioli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat