Liverpooli e viziton Sheffield Unitedin, me synim për ta ndërprerë serinë e humbjeve

Futboll

Liverpooli e viziton Sheffield Unitedin, me synim për ta ndërprerë serinë e humbjeve

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 19:57
Liverpooli e viziton Sheffield Unitedin, me synim për ta ndërprerë serinë e humbjeve

Liverpooli do të kërkojë ta ndërpresë serinë prej katër humbjeve radhazi në Premierligë, kur të vizitojë Sheffield Unitedin sonte në Bramall Lane.

Kampioni në fuqi i Anglisë po kalon nëpër periudhën më të errët në kohët e fundit, pasi i ka humbur katër ndeshjet e fundit, tri prej të cilave në shtëpi.

Por as Sheffield – që është e fundit në tabelën e Premierligës – nuk ka bërë më mirë se të kuqtë në javët e fundit, pasi i ka humbur tri ndeshje radhazi.

Shpresat e skuadrës së Jurgen Kloppit për ta mbrojtur titullin janë shuar tashmë, pasi Manchester City e ka krijuar një epërsi prej 22 pikëve ndaj tyre në krye të tabelës pas 26 ndeshjeve.

Të kuqtë do të kërkojnë të sigurohen që ta mbyllin sezonin në top katërshe dhe nëse fitojnë sonte, atëherë do t’i afrohen në vetëm dy pikë vendit të katërt, West Ham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat