Skandal, kjo është fytyra e një kryetarit serb, që dyshohet për krim të organizuar

Futboll

Skandal, kjo është fytyra e një kryetarit serb, që dyshohet për krim të organizuar

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 20:59
Skandal, kjo është fytyra e një kryetarit serb, që dyshohet për krim të organizuar

Sot disa nga mediat serbe kanë raportuar se kryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, Sllavisa Kokeza, është i dyshuar për krim të organizuar. Ai po hetohet dhe është marrë edhe në bisedë informative.

Asgjë nuk është e çuditshme kur dihen lidhjet e tyre që kanë me klubet famëkeqe, siç janë Cërvena Zvezda dhe Partizani i Beogradit.  

Kokeza është ftuar nga policia nën dyshimin për krim të organizuar në Beograd.
Siç raportojnë mediat e atjeshme, ai është pyetur në lidhje me organizatën e Velko Belivuk, e cila konsiderohet kriminale. 

“Kokeza u soll për një bisedë informuese bazuar në akuza të ndryshme nga Ace Bosanac dhe informacione të tjera”, ka shkruar “Kurir”.

“Të kujtojmë, Aleksandar Kajmakoviç, furnizues i mirënjohur i Beogradit, i tha policisë të enjten se ai ka ardhur në marrëdhënie biznesi me Velko Belivuk, i quajtur Velja Nevolja, përmes njohjes shumëvjeçare me kryetarin e Federatës së Futbollit të Serbisë, Kokeza”, shkruan më tej.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat