Gazetari i afërm me krerët e FFK-së: Nuk ka pasur përleshje, vetëm debat

Futboll

Gazetari i afërm me krerët e FFK-së: Nuk ka pasur përleshje, vetëm debat

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 23:01
Driton Latifi

Në dy ditët e fundit në mediet vendore është raportuar për një përleshje fizike në mes të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit dhe sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, ka shkaktuar debate të shumta në emisionet sportive.

Pjesë e debatit është edhe ish gazetari Driton Latifi, i cili mohoi se ka pasur një përleshje mes krerëve të federatës, gjithnjë sipas burimeve të tij.

“Ka pasur një debat i pa rëndësishme, lidhje me një transferim. Një debat shumë banal, debati ka përfunduar në suaza të argumenteve. Kur ka debate dikush mundohet të rritë zërin”, ka deklaruar Driton Latifi.

Latifi gjatë gjithë paraqitjeve të tij televizive mban linjën e Federatës së Futbollit të Kosovës, ashtu siç bëri edhe sonte.

Driton Latifi është një ish-gazetar, puna aktuale e të cilit është e lidhur me FFK-në. Ai shërben si punonjës marketingu në një nga bankat komerciale te vendit, e cila tash e disa vite sponsorizon aktivitetet e federates, kryesisht ato që ndërlidhen me Përfaqesuesen e Kosovës.

FFK-ja orë më parë ka publikuar një deklaratë të përbashkët të kryetarit Ademi dhe sekretarit të Salihu, të cilët mohojnë të këtë pasur përleshje, por vetëm një debat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat