​Po shkon drejt fundit të karrierës, Ibra zbulon arsyen pse e ka të pamundur të bëhet trajner

Futboll

​Po shkon drejt fundit të karrierës, Ibra zbulon arsyen pse e ka të pamundur të bëhet trajner

Më: 1 mars 2021 Në ora: 09:43
Zlatan Ibrahimovic

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë njëri nga sulmuesit më të rrezikshëm në futbollin evropian dhe është bërë shtylla kryesore e Milanit në këtë edicion duke i ndihmuar “rossonerët” që të jenë në garë për titullin kampion duke luftuar kokë më kokë me rivalin e qytetit, Interin.

Megjithatë, mosha e tij e shtyer, 39 vjeçar, ka bërë që shpeshherë Ibra të flas për të ardhmen e tij, duke mos e anashkaluar edhe pensionimin.

Por, rreth asaj nëse në të ardhmen mund ta shohim si trajner duke e drejtuar ndonjë skuadër, Ibrahimoviç ka përmendur një arsye interesante që ka të bëjë me temperamentin e tij dhe e cila mund të ndikojë drejtpërdrejt që ai të mos e ushtojë kurrë profesionin e trajnerit.

I pyetur nëse një ditë do ta shohim në rolin e trajnerit, Ibra është përgjigjur:

“E pamundur. Gjatë lojës do të godasja të paktën dy lojtarë dhe pas ndeshjes edhe tetë të tjerë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat