Atletico pas Brunos

Futboll

Atletico pas Brunos

Më: 1 mars 2021 Në ora: 12:25
Bruno Guimaraes

Atletico Madridi ka shprehur interesim për mesfushorin e Lyonit, brazilianin Bruno Guimaraes, kanë raportuar të hënën mediumet spanjolle.

Bëhet e ditur se Atletico po përgatit ofertën për të bindur ekipin francez në lirimin e 23-vjeçarit që po tregon paraqitje të mira këtë sezon.

Klubi spanjoll është I gatshëm të ofrojë dëmshpërblim deri në 30 milionë euro për Guimaraesin, të cilin trajneri i Atleticos, Diego Simeone e sheh si përforcim të duhur për mesfushën.

Guimaraes këtë edicion ka një gol e dy asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat për Lyonin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Guimaraes te Lyoni u transferua në janar të vitit të shkuar nga Athletico-PR i Brazilit për 20 milionë euro. Ai gjithashtu vitin e shkuar ka debutuar edhe me Përfaqësuesen e Brazilit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat