Policia konfirmon arrestimin e zyrtarëve të Barcelonës

Futboll

Policia konfirmon arrestimin e zyrtarëve të Barcelonës

Më: 1 mars 2021 Në ora: 12:42
Policia katalunase

Policia katalunase, “Los Mossos D’Esqueadra” ka konfirmuar arrestimet në klubin e Barcelonës.

Mediat spanjolle raportuan se ish-presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, zyrtari ligjor, Roman Gomez Ponti dhe shefi ekzekutiv, Oscar Granu janë arrestuar nga Policia.

Agjentët e krimeve ekonomike kanë përfunduar bastisjen e tyre në zyrat e klubit, ku pas informacioneve kanë arrestuar Bartomeun, Pontin dhe Granun.

Tani, përmes një komunikatë zyrtare, Policia ka konfirmuar arrestimet dhe bastisjet e përfunduara në klubin e Barcelonës.

“Operacioni i Qendrës së Krimeve Ekonomike i cili është e lidhur me Barcelonën. Disa hyrje dhe bastisje janë duke ndodhur”, u tha në komunikatën e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat