Laporta reagon pas arrestimit të Bartomeut

Futboll

Laporta reagon pas arrestimit të Bartomeut

Më: 1 mars 2021 Në ora: 13:16
Juan Laporta ka reaguar pas arrestimit të Jose Maria Bartomeu.

Kandidati për president tek Barcelona, Juan Laporta, ka reaguar pas arrestimit të Jose Maria Bartomeu.

Kandidati për president të Barcelonës, Juan Laporta, ishte duke dhënë një intervistë për Radion Ua1 Lleida kur dëgjoi lajmin për arrestimin e ish-presidentit, Bartomeu.

Laporta shprehu keqardhje pas arrestimit të ndodhur ku tha se i vinte keq sepse ai ishte një ish-president i Barcelonës, dhe kjo është e dëmshme për klubin.

Laporta u tregua racional, duke mos aluduar në ndonjë fjali që do etiketonte Bartomeun si të fajshëm.

“Nuk është një lajm i mirë apo i këndshëm për Barçën, pasi që ky person ka qenë president i klubit”, tha ai.

“Ai nuk kishte një menaxhim të mirë të klubit, por megjithatë ai vazhdon të jetë një ish-president i FC Barcelona”, përfundoi Juan Laporta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat